Zyrtari lartë shtonte se emigracioni nga Afrika e Azia gjithashtu do të përmirësojë numrin e lindjeve “që është i ulët mes popullatave vendase”.
Në komentet e çuditshme kreu i Bankës së Italisë, Fabio Panetta, gjithashtu anëtar i këshillit të BQE, argumentonte se emigracioni është thelbësor për ekonomitë e BE, popullata e të cilave sipas tij ‘po plaket’. Ai nuk përmendi çështjen e kontestuar të emigrantëve ilegalë që vijnë me barka nga brigjet e Afrikës apo si ndikonte kjo në planet e tij ekonomike.
“Masat favorizuese për fluksin e punonjësve të huaj të ligjshëm janë një reagim i arsyeshëm ekonomik”, tha ai sipas rrjetit Bloomberg.
Panetta shtoi se vendi do të nisë “politika produktive për emigracionin,” dhe do të rrisë pjesëmarrjen në punë të të rinjve e grave.
Por megjithë qëndrimin globalist të bankierit italian, kryeministrja e djathtë Meloni e cila ka ardhur në pushtet me zotime për reduktim të emigracionit, po ndjek shembullin e vendeve si Hungaria e Polonia që duan të mbështeten në rritjen e numrit të lindjeve mes familjeve italiane, dhe ka shtuar subvencionet për këtë.
“Ka njerëz që kanë vendosur të lindin një fëmijë këtë vit pasi e kanë parë vëmendjen e institucioneve ndaj familjes”, tha Meloni në fillim të vitit. “Kur flasim për qeverinë e politikën, ne flasim gjithmonë me numra, por këtu kemi të bëjmë me jetë njerëzish, me shpresat e mundësitë e tyre.”
Top Channel