Aksident i rëndë në Gramsh, katër të plagosur! Dy prej tyre dërgohen te Truma në gjendje të rëndë

24/08/2024 22:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Bulçar, njësia administrative Kodovjat.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë plagosur 4 persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, të cilët janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njëri prej tyre është transportuar me helikoper, ndërsa tjetri me ambulancë. Dy persona të tjerë po marrin shërbim mjekësor në spitalin e Gramshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA