Sabrina Carpenter është e njohur për videot dhe tekstet e saj që bëjnë një zhurmë të madhe në rrjet, por kjo klipi i fundit mund të jetë ai që i ka vënë padyshim “flakën”.

Këngëtarja e cila ka marrë një famë të madhe vitet e fundit, publikoi një hit të ri të quajtur “Taste”, në të cilin shfaqet dhe aktorja e njohur, Jenna Ortega.

Gjatë klipit, të dyja ato luftojnë për një burrë në mënyrën më brutale, por në fund lënë mënjanë çdo gjë.

Ajo që i shtangu të gjithë është pikërisht momenti kur Sabrina puth në buzë Jennan, me internetin që reagoi menjëherë.

Mediat raportojnë se kjo këngë vjen si provokim për ish të dashurin e fundit të Carpenter, aktorin e njohur Barry Keoghan, me The Sun që raporton se ata u ndanë pothuajse tre javë më parë për shkak të mashtrimeve të yllit irlandez dhe që ai sillej si “idiot” kur ishte i dehur.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA