Vendbanimet e lashta nëntokësore të Turqisë, mahnisin me mite alienësh e popujsh gjenialë (fotot)

23/08/2024 17:55

Vendbanimet e habitshme nëntokësore të luginës vullkanike turke Cappadocia janë prezantuar shpesh si një mister i mrekullueshëm për nga teknikat e ndërtimit dhe gërmimit, teksa studimi tyre vijon për të mësuar qëllimin e vërtetë të stilit ekstrem të ekzistencës.

Këto koloni nëntokësore përhapen në fshatra të tëra me ambjente magazinimi, plevica, shkolla e kisha, deri në 400 metra katrorë gjerësi.

Ato janë braktisur shumë kohë më parë, edhe pse arsyet e vërteta të strehimit të njerëzve nëntokë ende nuk janë të qarta.

Disa teori sugjerojnë se vendasit i ndërtuan ato për t’i shpëtuar eventeve kataklizmike, dhe jetuan aty për shekuj me radhë pa dalë në sipërfaqe.

Por vetëm studimi tyre nga brendësia mund të zbulojë detaje nga historia e kultura e rrallë e Cappadocia, shkruan rrjeti turk TrtWorld.

“Ka ende shumë paqartësi mbi këto qytete, megjthë historinë e tyre të gjatë”, thotë studiuesja Dr Veronica Kalas, që ka hulumtuar gjerësisht në rajon.

Grupi kërkimor Obruk thotë se deri tani një total prej 257 vendbanimesh nëntokësore janë zbuluar në Cappadocia, dhe ka ende për të gërmuar, veçanërisht në rrethinat e provincës Nevsehir.

Ali Yamac, speleolog (studiues shpellash) i grupit Obruk, thotë se vendbanimet kanë nisur fillimisht si strehime specifike familjare dhe më pas janë zgjeruar në struktura në formë qytetesh.

Megjithë numrin e tyre të madh e hapësirën e zgjeruar që mbulojnë, ato kishin mbetur të pazbuluara deri dekadat e fundit.

Mes tyre, Derinkuyu është qyteza më e gjerë nëntokësore në botë, e zbuluar aksidentalisht në 1963 në shtëpinë e një fshatari në Nevsehir.

E emëruar sipas një pusi 55-metra të thellë, Derinkuyu është një qytet kolosal i ndërtuar 85 metra nën tokë dhe 13 nivele lartësie, vetëm tetë prej të cilave janë eksploruar deri tani.

Në të mund të banonin deri në 20,000 njerëz dhe në brendësi kishte dhe një varrezë.

Autoritetet thonë se origjina e kolonive daton prej epokës së bronztë rreth viteve 2000 p.e.s.me banorët më të hershëm të luginës Anatolia: Hattianët. Historianët besojnë se ata mbroheshin ne vendbanime nga Hittitët ose popujt frigianë e asirianë.

Ata shtojnë se banorët e kolonive nëntokësore jo vetëm që mbijetonin por dhe lulëzonin aty, duke parë nivelin eambjenteve dhe punimeve të detajuara, megjithë kufizimet teknologjike të epokës.

Preçizioni i këtyre muratorëve e gdhendësve tregon për një tradite që është kaluar me gjenerata të tëra mes popujve. Kalas flet për prezencën e kishave me kupola e kollona të dekoruara, që e bëjnë Cappadocia një zbulim të pakohë të rezistencës dhe aftësisë së racës njerëzore, shkruan TrtWorld.

FOTO GALERI
1/5
Vendbanimet e habitshme nëntokësore të luginës vullkanike turke Cappadocia janë prezantuar shpesh si një mister i mrekullueshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA