“Rrugës për…”, ende në arrati, por aktiv në rrjete sociale/ Stresi publikon video duke bërë xhiro me makinë

23/08/2024 21:40

Reperi i njohur, Stresi vijon të jetë aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe në kërkim nga autoritetet në Kosovë.

Ai publikoi një video duke shëtitur me makinë ndërsa shkruante “Rrugës për …”.

Gjatë videos dëgjohej në sfond kënga e Feros, “Arsenal”.

Ai vijon të postojë në rrjetet e tij sociale, ndërsa po kërkohet nga Policia e Kosovës pas sherrit rreth dy javë më parë në qytetin e Pejës.

Në këtë ngjarje, Stresi dhe Noizy dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj TikTokerit, Medi Iseni.

Noizy i cili një javë më parë u ekstradua në Kosovë, për incidentin në Pejë, u lirua nga paraburgimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA