Prokuroria e Venezuelës thërret kandidatin opozitar në ‘hetim kriminal’ (fotot)

23/08/2024 19:34
Prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab

Kandidati opozitar në Venezuelë, Edmundo Gonzalez Urrutia, që pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, është thirrur sot nga prokuroria për një hetim kriminal.

Prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab tha se Urrutia duhet të japë dëshminë e tij pas dyshimeve për manipulim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të muajit të shkuar.

“Sot qytetari Edmundo González Urrutia është thirrur nga prokuroria re përgjithsme në lidhje me veprimet e tij që besohet se kanë uzurpuar pushtet që i takojnë vetëm Fuqive elektorale”.

Me retorikën e tij të komplikuar prokurori i referohej një faqeje interneti që publikon të dhëna të supozuara elektorale, sipas të cilave Urritia ka marrë më shumë vota se  Presidenti Nicolás Maduro, që është njohur si fitues i zgjedhjeve.

Gonzales i cili humbi me një diferencë tejet të ngushtë, deklaroi gjithashtu se opozita e tij ka regjistruar mijera incidente zgjedhore apo raste të “keqnumërimit” të votave, prandaj sipas tij është e domosdoshme që kutitë të rihapen.

Socialisti Nicolas Maduro, i zgjedhur në ditët e fundit të jetës nga Chavezi si pasardhësi i tij, bëri thirrje që rezultati i zgjedhjeve të respektohet./AFP/

FOTO GALERI
1/2
Gonzales (majtas) i cili humbi me një diferencë të ngushtë ndaj Maduro

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA