Nën kërcënimin e thikës, pasagjeri i vjedh paratë taksistit në Tiranë

23/08/2024 10:18

Një 28-vjeçar i ka marrë nën kërcënimin e armës paratë një taksisti në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan:

– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë;

– P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA