“Më trego se s’të bëj gjë”, flet gruaja e policit që plagosi 45-vjeçarin: I thashë që e kam tradhtuar vetëm një herë! Ai u bë keq dhe pastaj më ka…

23/08/2024 13:57

Zbardhet dëshmia e gruas së Erjon Goxharas i cili plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën, pasi zbuloi se e shoqja dhe ai kishin pasur një lidhje intime.

Gruaja e Goxharas ka deklaruar se pas presioneve të vazhdueshme të të shoqit i cili sipas saj ishte fiksuar se ajo e kishte tradhtuar, ajo ia ka pranuar, por i ka thënë që ka ndodhur vetëm një herë. Më pas, sipas dëshmisë së saj, efektivi i policisë e ka ofenduar dhe dhunuar.

“Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja.

Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta.

Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA