Një 26-vjeçar është vënë në ranga nga forcat “Shqiponja” në Elbasan, pasi kërcënoi një punonjës policie.

R. B., qarkullonte i armatosur me pistoletë, në mesnatë, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, aty ku u konstatua nga një polic, i cili ishte jashtë shërbimit. Kur i riu e kuptoi që polici e ka konstatuar, e ka kanosur me thikë për ta vrarë.

Falë veprimeve profesionale të punonjësit të Policisë dhe mbërritjes në kohë të Patrullës së Përgjithshme dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, që ishin në patrullim në qytet, të cilat ishin njoftuar nga punonjësi i Policisë, është neutralizuar dhe arrestuar 26-vjeçari, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës “ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA