Incidenti në qytetin Volgograd ndodhi gjatë takimit të komisioni disiplinor të burgut me disa të dënuar.
Të burgosurit rusë nen kercenimin e thikave raportohet se morën peng stafin në koloninë jugore korrektuese në Volgograd, në eventin e dytë të kësaj natyre që prej qershorit, njoftojnë zyrtarët vendas.
Ata shtonin se në incidentin e sotëm të paktën një roje mbeti i vrarë.
“Janë duke u marrë masa për lirimin e pengjeve, thuhej në deklaratën e tyre, ku shtohet se autorët ishin disa të burgosur.
Kolonia e burgjeve IK-19 ndodhe ne qytezën Surovikino, rreth 850km në jug të kryeqytetit Moskë.
Video të publikuara në rrjetet sociale ruse tregonin rreth katër roje burgu që ishin marrë peng, disa prej të cilëve të rrethuar nga gjaku i tyre.
Një video e publikuar në rrjetin Mash tregoheshin gjithashtu disa nga sulmuesit të cilët dëgjoheshin të thonin se ishin “muxhahadin” dhe se kishin marrë kontrollin e burgut. Në video sugjerohej se numri viktimave mund të ishte më i madh, por informacionet nuk mund të verifikoheshin.
Disa agjenci lajmesh publikonin emra të katër sulmuesve të mundshëm, duke i identifikuar ata si militantë islamikë nga Uzbekistani e Tajikistani.
Top Channel