I heshtur pas kafazit të xhamit, Gjykata lë në burg policin që plagosi 45-vjeçarin! Si iu “errën sytë” nga xhelozia dhe tradhtia e të shoqes   

23/08/2024 12:34

Është lënë në burg polici i cili plagosi me armë 45-vjeçarin Lorenc Kostën. Erjon Goxhara u shfaq i heshtur pas kafazit të xhamit, teksa priste vendimin.

Ky i fundit ka shprehur pendesë për veprimin që ka kryer në dëm të shtetasi Lorenc Kosta. Goxhara ka mbajtur të njëjtin qëndrim si para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Avokatët kërkuan masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin e tronditjes së rëndë psiqike. Deri në këto momente, Goxhara po hetohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Për këtë të dytën deri në momentin që do të provohet nëse arma e përdorur është e shërbimit ose jo. Gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për ekspertizë të gjendjes psiqike.

Kujtojmë se disa ditë pas plagosjes me armë zjarri, ai u vetëdorëzua në polici ku deklaroi ndër të tjera se nuk kishte si qëllim për ta vrarë. Ngjarja ndodhi pasi bashkëshortja e tij tradhtinë me Kostën, me të cilin punonin në të njëjtin ambient.

“Isha i tronditur”, mësohet të ketë thënë Goxhara në rajon pasi u vetëdorëzua. Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.

“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA