“Daja i kërkoi t’i thoshte më fal, ajo nuk pranoi”, zbardhet dëshmia e nipit të Erjon Goxharës: Nisi të godiste veten me grushte në fytyrë

23/08/2024 18:27

Edhe nipi i Erjon Goxharës ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur të hënën, ku efektivi qëlloi 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta pasi mësoi tradhtinë e bashkëshortes.

Ai ka deklaruar se Goxhara, pas mësimit për tradhtinë e gruas së tij, Griseldës shpeshherë ka shprehur mendime se ka dashur të vrasë veten.

Laert Beqiri ka rrëfyer se Erjon Goxhara dhe Griselda janë takuar më 19 gusht 2024, ditën e ngjarjes, ku daja i tij donte që ajo të kërkonte falje, por ajo nuk e ka bërë.

Në deklarimin e tij ai tha se daja i tij shtetasi Erjon Goxhara pasi ka mësuar se Griselda e ka tradhtuar, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë tregonte se do vriste veten.

“Më 19 gusht 2024, Goxhara dhe Griselda janë takuar në një lokal në hyrje të një qendre tregtare në kryeqytet, ku kanë pirë kafe dhe kanë diskutuar për të ardhmen e tyre. Goxhara ka kërkuar që Griselda të kërkonte falje për veprimet e saj, por kjo kërkesë nuk është plotësuar nga ana e saj. Gjatë këtij takimi, Goxhara ka tentuar ta godasë bashkëshorten, por është ndaluar nga nipi i tij. Më pas, ky i fundit ka shoqëruar Griseldën në banesën e saj, ku ajo ka filluar të godasë veten me grushte në fytyrë, të gërvishtë dhe të qëllojë veten në pjesë të ndryshme të trupit” , sipas dëshmisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA