Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesit e sotëm në Lushnjë, ku mbeti e plagosur një e mitur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, ku një adoleshent humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe përplasi një 6-vjeçare.

Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA