Video/ Rama publikon pamjet nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, kryeministri: Në korrik u vizitua nga 67 mijë turistë

22/08/2024 08:14

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook një video nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Bashkangjitur pamjeve të mrekullueshme natyrore, Rama kujton se gjatë muajit korrik ky park ka pritur 67 mijë vizitorë.

“MIRËMËNGJES, dhe me cicërimat e zogjve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, që vetëm gjatë muajit korrik priti 67 mijë vizitorë, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA