VIDEO/ Disfatë në ndeshjen e parë nga Legia, shpresat e Dritës për kualifikim luhen në Kosovë

22/08/2024 20:00

Drita është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit “play off” të Conference League kundër Legias në Varshavë me rezultatin 2-0.

Skuadra nga Gjilani rezistoi pjesën e parë, edhe pse gjërat u bënë shumë të vështira pas daljes me karton të kuq të Gomda në minutën e 31’.

Pjesa e dytë foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh falë Kramer në minutën e 56’. Edhe pse të besuarit e Zekerija Ramadanit u munduan të merrnin një rezultat pozitiv, në minutën e 83’ Gual dyfishoi shifrat.

Tashmë shpresat e Dritës për të shkruar historinë dhe të kualifikohet në grupet e Conference League mbeten në ndeshjen e kthimit në Kosovë, që do të luhet pas një jave.

REZULTATI:

LEGIA 2-0 DRITA

Kramer 56′, Gual 83′

GOLI I KRAMER (VIDEO)

GOLI I GUAL (VIDEO)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA