Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dorëzuar në zyrat e Prokurorisë Speciale të gjithë dokumentet që kanë të bëjnë me prokurimet dhe procesin e votimit elektronik dhe numërimit elektronik të zhvilluara në zgjedhjet e fundit.
Si dhe për tenderin që ka përzgjedhur kompaninë që ka krijuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve
SPAK i kishte dërguar KQZ më datë 16 gusht këtë dokument që mban firmën e drejtuesit të prokurorisë altin dumani.
Top Channel mëson se kërkesa është pjesë e një hetimi të SPAK pasi janë gjetur fakte dhe incidie nga hetimi i të tjera ngjarjeve dhe personave që kanë ngritur dyshimet për shkelje ligji.
Zyrtarisht nga KQZ nuk ka asnjë njoftim për këtë hetim, ndërkohë që komisioni i është përgjigjur shumë shpejt kërkesës së SPAK. Ndërsa prokuroria speciale nuk ka dhënë asnjë shpjegim se kush dhe pse po hetohet procesi i zgjedhjes së kompanive që realizuan sistemin e identifikimit të zgjedhësve si dhe votimin dhe numërimin elektronik.
Top Channel