Një automjet tip Mercedes-Benz ML është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bypass-in e Fierit, pranë mbikalimit te spitalit Memorial.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA