Video/ Një muaj pas vdekjes së Shpat Kasapit, Selvije Jao ndan pamje prekëse të artistit me të birit Vajza Agron Llakaj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte sesi të mungonte një urim nga vetë aktori.
Ai shkruan se është ditëlindja e parë që duhet të festojnë pa Kostandinën, gruan e ndjerë të Agron Llakaj që humbi jetën tre muaj më parë pas një beteje me një sëmundje.
Në urimin për të bijën, Agron shprehet se është i vetëdijshëm që nuk do t’ja zëvëndësojë kurrë nënën, por artisti i siguron dashurinë e tij sa të ketë frymë.
Urimi i plotë:
Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!
Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!
View this post on Instagram
Top Channel