Avokatja Eva Buzo është gruaja e parë e cila kalon me not kanalin e Otrantos.
Në një intervistë për Breaking në Top Neës ajo tha se një stuhi që do të vinte nga Italia mund t’a pengonte në këtë sfidë e cila zgjati 35 orë.
“Një stuhi do të vinte nga Italia dhe do të më pengonte në këtë sfidë, ekipi më thoshte noto drejt shkëmbinjve, nuk mund t’i shikoja shkëmbinjtë edhe pse isha para tyre, atëherë mendova se s’ia dola dhe isha e shokuar. Problem ishte ënjtja e gojës, gjithsesi në mëngjes mund atë kaloja pak akullore për të njoomur fytin sepse uji i kripur më kishte dëmtuar edhe fytyrën jo vetëm, gojën, unë thashë nuk dua doktor, dua vetëm një akullore.
E kalova ditën në spital duke marrë trajtim dhe në mbrëmje isha mirë. Këtë sukses ia dedikoj, gjyshit tim, ai ishte i ngjashëm me mua në shumë mënyra, do të doja që ai të ishte aty ta shikonte. Ai e donte shumë familjen, vendin kulturën më shumë i mungonte ushqimi gjyshja ime ishte australiane, ishte i lidhur me komunitetin shqiptar në Australi e mbështeste vendin e tij dhe e dashuronte atë”, tha Eva.
Top Channel