Thirrjet hap kutitë u dëgjuan sërish nga politika, këtë herë për zgjedhjet e Bashkisë Himarë.
Kërkesa e palës humbëse u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të KAS, por dy anëtarët e zgjedhur nga opozita Ledio Braho dhe Elvis Cefa i dhanë mundësi koalicionit “Bashkë Fitojmë” që të vijojnë të shpresojë që zgjedhjet ne Himarë do të përsëriten.
Koli Bele: Duke qenë se 2 anëtarë të KAS shfrytëzuan të drejtën që buron nga neni 21 fraksion 2 si dhe praktika e konsoliduar ne rastet e mëparshme, vendoset pa debat të hapen kutitë e materialeve sipas kërkesës së ankuesit.
Ky proces do të administrohet nga administrata e KQZ. Procesi do të kryhet në prezencë të palës. Gjatë procesit do të administrohen kopje. Ky proces të kryhet në mënyrë të pa ndërprerë dhe në prezencë të kamerave të KQZ.
Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve veshi bluzën e numëruesit ndërsa salle e KQZ u shndërrua në një KZAZ, për të gjetur provat e kërkuara nga opozitaret të cilët janë të bindur që mund të rrëzojnë rezultatin e Himarës edhe pse socialistët fituan me një diferencë të thellë prej 1477 votash.
Franci Nuri: Pretendojmë për rreth 560 votues të penguar atë ditë për efektin e kartave. Kemi dhe mbi 300 zgjedhës së shtuar se fundmi nga bashkitë e tjera. 260 zgjedhës me karta të rinovuar ditët e fundit sa dhe si ka njohur. Po të mblidhen bashkë të gjitha këto shifra e kalojnë diferencën mes kandidatëve.
Të hënën KAS pritet t’i japë fund sagës së zgjedhjeve të së Himarës pasi të verifikohen procesverbalet dhe regjistrat e posaçëm të 36 qendrave të votimit.
Top Channel