Protestuesit u përleshën me policinë kur aleatët e presidentit në ikje tentuan të ndryshojnë ligjet zgjedhore me qëllim instalimin e një e dinastie politike me te afërmit e presidentit Widodo.
Deputetët vendas anuluan sot planet e rishikimeve të kontestuara pasi mijëra njerëz protestuan para ndërtesës së parlamentit.
Parlamenti vendas ishte sot gati për të ndryshuar urdhrin kushtetues për kriteret e moshës së kandidatëve zgjedhorë për zgjedhjet e pritura rajonale, me qëllim të të lejonin të kandidonte në to i biri 29-vjeçar i presidentit Joko Widodo, Kaesang Pangarep.
Sikur ndryshimet të zbatoheshin, ato do të shtonin më shumë influencën e presidentit në largim, çka kritikët me të drejtë quanin instalim të dinastisë politike.
Por teksa mijëra protestues zhurmonin para parlamentit, deputetët thanë se kanë shtyre seancën, dhe më vonë zv. kreu i parlamentit tha se ndryshimet do të braktisen, në një kthesë të plotë të politikës.
Protestuesit kishin djegur goma dhe ndezën fishekzjarrë, teksa brohorisnin slogane kundër Widodo, i njohur gjithashtu si Jokowi.
Policia indoneziane përdori ujë me presion për shpërndarjen e protestuesve, te cilët në një moment tentuan të bastisin parlamentin pas prishjes së një pjese të gardhit rrethues.
“Unë erdha këtu sepse vendi im është në prag të shkatërrimit, këta deputetë janë mashtruesit e njerëzve,” tha protestuesi 64-vjeçar Muhammad Saleh Zakaria për rrjetin AFP.
Zemërimi publik erdhi disa muaj pasi djali i madhi presidentit Widodo, Gibran Rakabuming Raka, 36 vjeç, u bë zëvendës presidenti më i ri i Indonezisë.
Ika Idris, ekspert politik i universitetit Monash në Jakarta, tha: “Populli është i zemëruar manipulimin e vazhdueshëm të sistemit tonë demokratik. Këto ide po ndodhin shpejt dhe vazhdimisht, ka një dëshirë të qartë për të zgjeruar pushtetet”./AlJaseera/
Top Channel