
22/02 16:36
Ivana Knoll vazhdon të shkëlqejë në Instagram, me modelen kroate që vazhdon të njihet si tifozja më seksi e Botërorit “Katar 2022”.
Gjithsesi, një aksident i pakëndshëm ka ndodhur për të gjatë pushimeve që kaloi së fundmi në ishullin grek të Mykonos.
31-vjeçarja ka zbuluar se ka ndrydhur këmbën, duke postuar disa foto që shfaqej me paterica, ndërsa kalimin në aeroport e ka bërë ndërkohë që ishte ulur në karrige me rrota.
Me anë të një postimi në Instagram, Ivana i ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e saj shëndetësore.
Top Channel