21/11 15:59
James Rodriguez është pranë rikthimit në La Liga, kësaj radhe me një aventurë të re në Madrid.
“Marca” raporton se ish-ylli kolumbian i Realit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll, për t’u bashkuar me Rayo Vallecanon.
Palët janë në diskutime për të gjetur një rrugë të përbashkët, me gjërat që duket se po ecin në rrugën e duhur.
James i dha fund aventurës në Brazil dhe pritet të kalojë si lojtar i lirë te Rayo, aty ku do të jetë shok skuadre me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.
Kolumbiani u transferua 10 vite më parë te Reali pas shkëlqimit në Kupën e Botës, teksa me “Los Blancos” arriti të fitonte dy Champions League.
Top Channel