Çfarë e lidh me Shqipërinë? Komediani i njohur tregon tatuazhin me shqiponjën, Rita Ora habitet nga deklarata: Jam penduar!

22/08/2024 18:23

Komediani britanik Romesh Rangathan ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në TikTok ku tregonte se kishte në dorë tatuazh me shqiponjën dykrenare.

Gjatë një interviste me këngëtaren shqiptare Rita Ora, në emisionin “The Jonathan Ross Shoë”, Rangathan tha se ishte një gabim, ndërsa tregoi tatuazhi.

“Jam penduar”, u shpreh Rangathan me shaka, teksa tregonte për vendimin e tij të momentit për të bërë tatuazhin.

Ai shpjegoi se gjithçka ndodhi në një bunker gjatë një vizite në Shqipëri.

“Ka shumë bunkera në Shqipëri. Në një nga bunkerët që vizitova, ishte një artist që bënte fotografi dhe gjëra të tjera. Ai më tha, ‘Unë bëj gjithashtu tatuazhe, a do të të bëj një?’ dhe unë i thash, ‘Në rregull, le ta bëjmë’”, rrëfeu komediani duke qeshur.

“O Zot i madh, është pikërisht ajo! Po, është shqiponja jonë, është kaq çmenduri që ti e ke bërë këtë”, tha Rita e habitur.

Komediani tha se kishte respekt të madh për kulturën dhe njerëzit e Shqipërisë.

@romeshranga That time i got a tattoo in Albania #jonathanrossshow #romeshranganathan #fyp ♬ original sound – Romesh Ranganathan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA