Bangladeshi arreston çiftin e gazetarëve për “nxitje dhune”ndaj protestuesve (fotot)

22/08/2024 18:54

Një gjykatë në Bangladesh ka lënë sot në paraburgim dy gazetarëve të regjimit të sapo rrëzuar, një ditë pas arrestimit të tyre në aeroportin e Daka teksa tentonin të fluturonin drejt Stambollit.

Çifti i martuar Shakil Ahmed e Farzana Rupa u arrestuan në lidhje me vrasjen e një protestuesi gjatë trazirave që sollën përmbysjen e qeverisë së ish-presidentes Sheikh Hasina

Dyshja që më parë punonin në rrjetin privat televiziv Ekattor TV, akuzohen për nxitje dhune në lidhje me vrasjen, shkruan rrjeti AFP.

Regjimi i Hasina është akuzuar gjerësisht nga kritikët për shtypje të disidentëve e kritikëve, përfshi dhe gazetarët.

Ahmed e Rupa janë gazetaret e parë që arrestohen nga administrata e re që ka ardhur ne vend, e drejtuar nobelisti Muhammad Yunus.

Dhjetra njerëz të mbledhur rreth gjykatës në kryeqytet thërrisnin slogane ku kërkohej që Ahmed e Rupa “të goditeshin me këpucë”, prej mbështetjes së tyre të verbër për qeverinë e Hasina, duke bërë thirrje për dhunë ndaj protestuesve .

Protestat e studentëve në vend, të nisura prej korrikut kundër kuotave të vendeve të punës në administratë, u zgjeruan në lëvizjen kombëtare që solli rrëzimin e qeverisë.

“Ata nxitën dhe mbështetën masakrat e kryera nga qeveria,” tha sot avokati vendas Omar Faruque Faruqui, duke iu referuar më shumë se 450 të vrarëve nga policia në javët para largimit të Hasina nga vendi më 5 gusht. Ajo fluturoi me helikopter drejt Indisë fqinje./AFP/

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra njerëz të mbledhur rreth gjykatës në kryeqytet thërrisnin slogane ku kërkohej që Ahmed e Rupa "të goditeshin me këpucë"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA