Përveç futbollit, Cristiano Ronaldo tani i është futur dhe botës së “YouTube”, duke hapur kanalin e tij, aty ku do të bëjë podcast-e të ndryshme.

Në puntatën e parë, ai kishte të ftuar pikërisht partneren e tij Georgina Rodriguez, teksa një detaj duket se mori të gjithë vëmendjen.

Në fillim të stream-it, ai e prezanton Georginën si bashkëshorten e tij. “Ju prezantoj, bashkëshorten time, Gio-n”, shprehet Ronaldo.

Kjo gjë nuk i shpëtoi ndjekësve, të cilët aluduan menjëherë se ylli portugez dhe partnerja e tij argjentinase janë martuar në fshehtësi. Gjithashtu gjatë videos të dy ata u panë me nga një unazë në gishtat e tyre, duke rritur akoma dhe më shumë dyshimet.

Ikona e futbollit nisi lidhjen e tij me Georginën në vitin 2016, e cila ka dy fëmijë me 39-vjeçarin dhe duket se tashmë të dy ata e kanë çuar këtë lidhje në një hap më shumë, por pa prezencën e kamerave.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA