Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për 23 shetas të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, ndaj: Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.
Bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 2022, kur në Malësinë e Madhe u sekuestruan 32 mijë rrënjë kanabisi. SPAK njofton se Oblik, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg.
Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.
Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, në datë 20.08.2024, çështja penale nr. 71, e vitit 2024, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar sa poshtë vijon :
Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka patur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”. Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni. Veprat penale për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal
Kurse shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Top Channel