Rrezikuan jetën me gomone në det, shpëtohen dy pushues në plazhin e Dhërmiut
21/08/2024 21:31
Dy pushues kishin dalë në det me një mjet lundrues gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve.
Policia thotë se konstatoi dy pushuesit në plazhin Drimadhë, Dhërmi, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg.
Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues.
Top Channel