Që përpara zgjedhjeve të fundit kur fituan Laburistët e opozitës, nuk është se kishte ndonjë dallim thelbësor në politiken e Emigracionit nga aspirantët e rinj të pushtetit të kryeministrit aktual Sir Keir Starmer.
Masat e fundit dukshëm tingëllojnë një muzikë e vjetër e një avazi të vjetër për veshët e opinionit publik, edhe pse objektivat duken ambicioze. Shtimi i madh fluturimeve pas marrëveshjeve të rikthimit me vende si Vietnami, që kishte numrin më të lartë të ardhurve me gomone nëpër La Mansh, apo Bangladashin, Indine, Paksitanin, Nigerine, Gjeorgjinë, Serbinë, pas marrëveshjes me Shqipërinë ne 2012-en, ngre pikëpyetje për rikthimin në vende si Afganistani, Iraku, Siria, Eritrea e kështu me radhë, që janë në numra mjaft të lartë, ku është e paimagjinueshme për momentin, ndonjë marrëveshje riatdhësimi.
Që nga ardhja në pushtet e Laburistëve, në korrik, 5720 emigrantë kanë mbërritur me gomone dhe shifra ka kaluar 19 mijë syresh, që nga fillimi i 2024-ës. Ndër planet e reja të Home Office janë edhe rekrutimi i 100 oficerëve të rinj të inteligjencës për të luftuar grupet e trafikimit të qënieve njerëzore me gomone përmes ngushticës se La Manshit, apo gjoba deri në 60 mijë stërlina, per cdo punëtor ilegal për punëdhënësit dhe dënime deri në 5 vjet me burg për ta. Sado që të riathesojnë dhe kurdo që të ndodhin këto rikthime, numrat tejkalohen faktikisht nga ardhjet në një vit, pa përfshirë këtu shifrat e larta të emigrantëve ilegal të ardhur vitet e fundit, mes tyre edhe shume shqiptarë, të cilët faktikisht, po vijnë në Britani, së fundmi me numra në rritje me gomone përmes La Manshit, pas një rënie drastike vitin e kaluar të numrit të tyre.
Pas Brex-it, duket e pamundur për momentin, si një nën-produkt i asaj vote, një marrëveshje e re e Britanisë me BE, për pranimin dhe rikthimin e emigrantëve të ardhur këto vite nga kontinenti evropian, ndërkohë duket po aq e pamundur, siç tregojnë provat se emigrantët e ardhur do ndalojnë së ardhuri, qoftë edhe në numra më të ulët, siç shpresohet. Kështu kanë shpresuar edhe qeveritë e mëparshme dhe kanë dështuar. Mbetet të shihet në muajt dhe vitet e ardhshme, nëse qeveria e re laburiste do jetë më efektive sesa konservatorët apo do vazhdoj të fajësoj trashëgimin e tyre, sic ndosh jo rrallë në politikë, nëse dështojnë edhe ata.
Top Channel