Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë në Shkodër.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 10:00, në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”, kwta persona kanë qëlluar në ajër, me armë zjarri, kur kanë parë efektivët e policisë të cilët po kryenin kontroll të territorit në njësinë administrative Shkrel, për kultivimin e bimëve narkotike.
Menjëherë në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po në ndihmë të Policisë vendore, u dërguan Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër dhe grupe speciale të RENEA-s me helikopter.
Top Channel