Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar drejt vendit tonë pasi u arrestua në Dubai.
Në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar me tre identitete, Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar masën e sigurisë personale urdhër “Arrest në burg” më 11 prill për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas legjislacionit penal italian, ai mund të dënohet deri në 20 vite burg.
Top Channel