Llogari bankare, makina dhe aksione kompanish, Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtorëve të tij u sekuestrohen pasuritë! (Detaje)

21/08/2024 12:11

GJKKO ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin ish-ministrit Ilir Beqajt dhe disa personave të tjerë të cilët janë në hetim për abuzime me fondet e BE.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim  si Ilir Beqaj, bashkëpunëtorit të tij Ermal Kurtulaj, dhe ndaj katër personave të tjerë nën hetim.

Sekuestro preventive është vendosur edhe mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.. Sekuestro preventive po ashtu edhe mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA