Rrëzohet mbi liqen avioni privat, raportohet për dy të vdekur! Një grua shpëtohet nga peshkatari i zonës

21/08/2024 08:02

Një avion C210, me tre persona në bord, u rrëzua sot në rajonin Enkotakota të Malavisë, duke lënë dy persona të vdekur.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministri i Informacionit të Malavisë, Moses Kumkuyu, avioni privat u rrëzua menjëherë pas ngritjes dhe përfundoi në ujërat e liqenit Malawi (i njohur edhe si Nyasa).

Ai sqaroi se tre pasagjerët, piloti dhe dy udhëtarët, ishin shtetas të shteteve të tjera.

Një pasagjere holandeze u shpëtua nga peshkatarët që nxituan në vendin e përplasjes. Gruaja është transportuar në spital, pa rrezikuar jetën, sipas ministrit. Ndërkohë kërkimet për dy personat e zhdukur po vazhdojnë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA