“Ishte i shoqëruar për herë të fundit nga…”, Sali Berisha ngre pikëpyetje mbi fatin e Ervis Martinajt: E kanë kërcënuar, kushëririn ia vrau policia

21/08/2024 11:00

Ndërsa mbante fjalimin si çdo pasdite nga dritarja e banesës së tij, Sali Berisha këtë herë u ndal në akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se “mbreti” i lojërave të fatit Ervis Martinaj është kërcënuar nga Rama.

“Përfundoi rendi tek Taulant Balla, i akuzuar për porositës vrasjesh në sallë gjyqi. I akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e avokatit që pa dokumentet se Taulant krimineli kishte porositur vrasje. I shpëlarë nga akuza, nga serial-killeri Nuredin Dumani, që do thoshte në rrëfimet e tij se nuk është Taulanti që urdhëroi futjen e revoles për të arrestuar Manahasën, në një kohë kur ata nuk kishin asnjë lidhje.

A nuk ishte Edi Rama që do i thoshte Ervis Martinit se ta dimë targën? A nuk u ekzekutua kushëriri i tij në urë, dhe vrasjet në urë, në të gjitha kohërat, janë vrasje policie? A nuk ishte Ervis Martini që në pamjet e tij të fundit shoqërohej nga një oficer policie?

A nuk ishte Edi Rama që Rrahman Rrajën e bënte deputet për së dyti dhe tani që e kanë hequr, fut në asamble vajzën apo mbesën e tij? A nuk është Edi Rama që pasi u largua nga parlamenti krimineli Arben Ndoka, e emëroi kryetar politik për Lezhën të partisë së krimit? Pra miq, ky është mjedis krimi, është terren krimi. Qeveria dhe krimi janë një dhe të pandarë”, tha Berisha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA