EMRI/ Pjesë e një rrjeti mashtrimi në Europë, arrestohet në Emiratet e Bashkuara shqiptari. Pritet ekstradimi

21/08/2024 10:36

Një shqiptar, i cili kërkohej pasi u përfshi në një rrjet mashtrimi në disa vende të Europës ka rënë në pranga në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Erlind Cekaj është arrestuar ditën e djeshme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me atë të Abu Dhabit. GJKKO e ka dënuar Cekajn me arrest me burg, për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit, grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

I arrestuari në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur “IT PumaTS/SM Company”, të lidhur me kompaninë “Milton Group”, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese dhe vepronin në mbarë botën. Ky rrjet drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, etj.

Rrjeti kriminal, në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese, si “Absolut Global Markets”, “AurumPro”, “Finaxis”, etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e Bashkimit Europian, duke u shkaktuar atyre dëme financiare që arrijnë në miliona euro.
Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende, si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria, nën koordinimin e “Eurojust”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA