Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të territorit të policisë vendore Shkodër.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se gjatë një aksioni për goditjen e një parcele droge në Repisht të Malësisë së Madhe, një person ka qëlluar me armë zjarri, por buk raportohen efektivë ta plagosur.
Ndërkohë pas kësaj ngjarje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve të policisë për goditjen e parcelave te drogës.
Prej orëve të para të mëngjesit, një numër i madh i efektiveve të drejtorisë se policisë së qarkut të Shkodrës, janë nisur drejt kësaj zonë të thellë për evidentimin e parcelave të kanabisit.
Top Channel