24/11 21:11
Pierre Kalulu është zyrtarisht një futbollist i Juventusit.
Mbrojtësi francez i dha fund papritur aventurës së tij te Milani, duke u transferuar te rivalët e kuqezinjve.
Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore me bardhezinjtë, ai më pas u prezantua ku menjëherë do të bashkohet me skuadrën e Thiago Mottës.
Juventusi e huazoi atë me të drejtën e blerjes vitin tjetër, teksa tashmë duket se “Zonja e Vjetër” e mbylli me merkaton e saj, ku do të përqendrohet për të rikthyer titullin kampion të Serie A në Torino.
Top Channel