E KRYER/ Telenovelës “Broja” i vjen fundi! Sulmuesi shqiptar huazohet te klubi anglez, zbulohen detajet e kontratës

21/08/2024 00:05

Armando Broja duket se i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që do të qëndrojë në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka treguar se 22-vjeçari shqiptar ka pranuar të huazohet te skuadra e Ipswich Town.

Pasi Chelsea u dorëzua ta shiste këtë verë, palët kanë rënë dakord që ai të huazohet dhe duket se Ipswich është zgjedhja e duhur, ku paga do të mbulohet nga “Blutë”.

Gjithashtu kanë rënë dakord që “Traktorët” do ta transferojnë menjëhrë Brojën verën e ardhshme për 30 milionë paund, nëse arrihet mbijetesa.

Çdo gjë pritet të konfirmohet shumë shpejt, me vizitat mjekësore që do të kryhen brenda këtyre 24 orëve.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta