Detajet e rënda/ Punonjësi i shkollës në Bosnje vret drejtorin dhe dy mësues në mbledhjen e stafit (fotot)

21/08/2024 15:32

Sulmi i rëndë mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në veriperëndimin serb të Bosnies, mësohet se është kryer nga një punonjës i institucionit që hapi zjarr me automatik ndaj stafit të shkollës në mbledhjen e mëngjesit, duke lënë të vdekur drejtorin dhe të paktën dy mësues, pas një konflikti që kishte pasur për menaxhimin e detyrës.

Sulmuesi identifikuar si Mehemed Vukalić, gjeti mësuesit të mbledhur brenda gjimnazit  Sanski Most, para fillimit të vitit shkollor, ndërsa në institucion nuk kishte fëmijë.

Zëdhënsi i ministrisë së brendshme Adnan Beganović, konfirmoi se tre persona kanë humbur jetën në tragjedi dhe një tjetër është i plagosur, që po kurohet në spitalin e republikës serbe të Bosnies.

Viktimat u emëruar si drejtori i shkollës gjithashtu politikan lokal Nijaz Halilović, mësuesja e anglishtes Gordana Midžan dhe Nisveta Kljunić. Të tre besohet se kanë vdekur në vend.

Disa raportime thonë se sulmuesi Vukalić ka qëlluar edhe veten me armë në gjoks por i ka mbijetuar plagës dhe po merr kurim.

Rrjeti vendas Etto, tha se policia po heton dhe po mban nën mbikqyrje Vukalić në spital për arrestimin.

Banorë të shtangur raportohej se ishin mbledhur rreth shkollës së qytetit teksa policia rrethonte me shirita vendin e krimit.

Ministria tha se do të publikohen të tjera informacione mbi tragjedinë, sapo të jetë gatshme.

FOTO GALERI
1/3
Sulmuesi identifikuar si Mehemed Vukalić

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA