Dalin pamjet e frikshme, momenti kur jahti luksoz përpihet nga tornado! Si humbën jetën manjatët brenda disa sekondash

21/08/2024 10:18

Pamjet e publikuara rishtazi nga CCTV kanë treguar momentin kur superjahti Bayesian u përfshi nga një burim uji i dyshuar.

Janë publikuar pamje e një kamera sigurie që tregon momentin kur superhajti Bayesian u përpi nga tornado dhe u fundos.

Gjashtë pasagjerë në bordin e anijes, duke përfshirë manjatin e teknologjisë  Mike Lynch , 59 vjeç, vajza e tij Hannah, 18 vjeç dhe kryetari i ndërkombëtarit të Morgan Stanley, Jonathan Bloomer, vazhdojnë të jenë të zhdukur pasi jahti u mbyt të hënën herët në mëngjes.

Pamjet edhe pse të paqarta tregojnë dritat e varkës së largët që shihen nga një marinë ndërsa stuhia godet jahtin. Papritur, dritat zhduken dhe varka nuk duket më. Pronari i lokalit Giornale Di Sicilia tha se vetëm në gjashtëdhjetë sekonda anija zhduket.

“Nga rreth njëzet kamera të vendosura në lokal, vetëm njëra nuk u prish nga era dhe shiu. Ju mund të shihni qartë se çfarë po ndodh. Nuk kishte asgjë që mund të bëhej për varkën. Ajo u zhduk në një kohë shumë të shkurtër”.

Gjithsej 15 pasagjerë të tjerë, përfshirë gruan e zotit Lynch, Angela Bacares, janë shpëtuar deri më tani, ndërsa një person, kuzhinieri i anijes, është gjetur i vdekur.

Sipas raportimeve, Lynch dhe grupi ishin duke festuar pasi ai u lirua nga akuza për mashtrim në qershor pas një çështjeje të profilit të lartë gjyqësor mbi shitjen e kompanisë.

Roja bregdetare italiane beson se Mike Lynch dhe pesë persona të tjerë të zhdukur mund të jenë ende brenda jahtit të fundosur, tha një zëdhënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA