Benzema kërkon Manen! Al-Ittihad është hedhur në sulm për të marrë nga Al Nassr senegalezin

21/08/2024 16:21

Al-Ittihad po planifikon të marrë yllin e Al-Nassr, Sadio Mane, me kërkesë të Karim Benzema.

Sipas mediave vendase kampionët e Ligës Pro Saudite të edicionit 2022-23, Al-Ittihad, kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e ish-yllit të Liverpool, Mane. Al-Ittihad tashmë i është afruar Al-Nassr me një ofertë dhe të dy klubet tani janë duke negociuar kushtet e marrëveshjes, e cila mund të vijë në formën e një marrëveshjeje të përhershme ose një huazimi.

Po sipas të njëjtave burime Al-Ittihad vendosi të ndiqte Mane pasi ylli i tyre dhe ish-lojtari i Real Madridit, Benzema, shprehu dëshirën e tij për të luajtur së bashku me yllin senegalez.  Ai beson se shtimi i Mane në skuadër do t’i ndihmojë ata të luftojnë përsëri për titullin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA