Familja e Avicii-t po dhuron sendet personale të DJ-t të ndjerë në një ankand bamirësie ‘unik dhe të veçantë’, gjashtë vjet pas vdekjes së tij tragjike. Njoftimi erdhi pasi Stokholms Auktionsverk zbuloi se gjërat e DJ-t dhe producentit suedez do të shiten në ankand personalisht dhe në internet për të mbështetur bamirësinë e tij.

Ankandi i titulluar ‘The Avicii Collection’ do të përfshijë deri në 267 sende personale si këpucë, rroba, instrumente muzikore dhe relike nga karriera e tij që do të dalin në ankand. Artikujt e ankandit do të zbulohen më 6 shtator dhe publiku vendas mund t’i shikojë nga data 24-20 shtator.

Rikujtojmë se familja e Avicii-t ka shitur 75% të të drejtave për regjistrimet e tij muzikore kompanisë suedeze të argëtimit Pophouse. Marrëveshja do t’i lejojë prindërit të përqendrohen në fondacionin që ata krijuan pas ndarjes së tij nga jeta në 2018. Ata ruajnë 25% të të drejtave të tij të mbetura, për të siguruar që muzika e tij të përdoret dhe promovohet në mënyrë dinjitoze. ‘Pophouse’ u krijua nga ylli i Abba, Björn Ulvaeus në 2014.

Avicii lindi në vitin 1989 dhe prodhoi muzikë për Madonna dhe Coldplay duke u bërë një nga DJ-të më të paguar në botë. Prindërit Klas Bergling dhe Anki Lidén kanë mbikëqyrur pasurinë e tij, kanë organizuar një koncert dhe gjithashtu kanë hapur një muze nderimi në Stokholm. Në një deklaratë, i ati i të ndjerit Bergling shpjegoi se shitja e shumicës së aksioneve do të ndihmonte për të siguruar trashëgiminë e tij.

Avicii, emri i të cilit ishte Tim Bergling, ndërroi jetë në Muscat, Oman, kur ishte 28 vjeç. Ai përdori një shishe qelqi për të kryer vetëvrasje. Autori zhvilloi biseda me prindërit e tij, Anki dhe Klas Bergling, si dhe me familjen, miqtë dhe kolegët për jetën dhe karrierën e tij. Regjistrimet janë nga rehabilitimi i tij dhe qëndrimet në spital për abuzim me drogën dhe alkoolin./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA