Administrata Doganore ka reaguar sot lidhur me një lajm për eksportimin e mbetjeve të rrezikshme në Kinë disa muaj më parë.
Përmes një deklarate për mediat, Doganat bëjnë të ditur se rasti nuk ka qenë tranzit nga Shqipëria, por një tranzit ndërkombëtar nga Kosova.
Sipas Doganave bëhet fjalë për një ngarkesë të nisur nga Prishtina me destinacion Kinën, pa përfshirë këtu asnjë firmë shqiptare.
Ky institucion bën të ditur gjithashtu se po punon me zyrën e OLAF-it, si edhe për rastet e tjera, për të shkëmbyer informacion intensiv për një hetim të përbashkët.
Reagimi
Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.
Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.
Sa më sipër ritheksojmë se:
* Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;
* Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.
ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.
Top Channel