Këto janë pamjet nga ngjarja e rëndë ndodhur dje në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku efektivi i policisë plagosi me armën e shërbimit 45-vjeçarin Lorenc Kosta.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, efektivi i policisë, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka dalë para në rrugë dhe menjëherë ka nisur ta qëllojë me armë në drejtim të këmbëve.
Kosta ka tentuar të mbrohet duke vendosur duart para, e më pas ka tentuar që të largohet me vrap, por është qëlluar sërish dhe është rrëzuar.
Nga pamjet duket se Erion Goxharra e qëllon sërish e më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Shkak dyshohet se është bërë zbulimi i tradhtisë së gruas së Goxharras me Kostën disa muaj më parë.
Top Channel