U gjet i vrarë me plumb në dhomën e gjumit, zbulohet konflikti i disa viteve më parë i viktimës në Mirditë! Shkonte çdo verë në fshat për të mbrojtur…

20/08/2024 10:46

Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës.

Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur.

Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën.

Te hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza shkoi në fshat.

Gazetarja  e Top Channel, Dorjana Bezat, ka mundur që të zbulojë detaje për ngjarjen, teksa në dritë del një konflikt i disa viteve më të parë mes viktimës dhe disa banorëve të fshatit. Shkak dyshohet një konflikt për kullotat në fshat.

Sipas informacioneve dyshohet se 4 vite më parë për konfliktet e kullotave atë e kanë kërcënuar disa bashkëfshatarë me armë, por ngjarja në atë kohë nuk u denoncua dhe çështja u mbyll mes tyre.

Për të mbrojtur këto kullota viktima shkonte çdo verë në fshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA