U gjet i vdekur në një përrua në Memaliaj, policia zbardh ngjarjen: I moshuari është vrarë me thikë, shpallet në kërkim autori

20/08/2024 14:51

Një 72-vjeçar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Zhapokikë 2 të bashkisë së Memaliajt.

Policia ka konfirmuar se i moshuari është vrarë me mjet prerës dhe se kanë identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim.

I moshuari u gjet në një përrua në afërsi të fshatit prej familjarëve. Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë. Plaga në qafë i ka shkaktuar hemorragji çka dyshohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Goditjet kanë qenë me mjete prerëse, ndërkohë që në vendngjarje është ngritur një grup hetimor për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij.

Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.

Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA