U gjet i pajetë në anë të një përroi në Memaliaj, i moshuari dyshohet se është vrarë

20/08/2024 12:54

Një i moshuar është gjetur i pajetë nga familjarët në një përrua në fshatin Zhapokik 2, në Memaliaj.

72-vjeçari F. A., u gjet rreth orës 06:40, në lagjen “Canometaj”. Sipas burimeve, dyshohet se i moshuari, i cili ishte zhdukur, është  vrarë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave, shkakut dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Për rrethanat dhe shkakun e humbjes së jetës së 72-vjeçarit, në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA