“Të mësohesh që mos të futesh më në…”/ Detaje të reja nga plagosja në Komunën e Parisit, ja çfarë i tha efektivi i policisë 45-vjeçarit
20/08/2024 21:37
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e Erjon Goxharës ndaj Lorenc Kostës, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën e tjetrit”. Me këto fjalë iu drejtua efektivi i policisë Erjon Goxhara, Lorenc Kostës, pasi e qëlloi me 6 plumba.
Efektivi i policisë e qëlloi në mes të rrugës 45-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë në pjesët e këmbëve dhe ato intime. Më pas nxori telefonin dhe e filmoi.
Goxhara, i cili vijon të jetë në arrati, dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij.
Top Channel