Prodhuesi sicilian i limonave Rosario Cognata tregon i zemëruar për dështimin e frutave të tij prej thatësirës së zgjatur, si dhe i zhgënjyer se vetëm disa kilometra larg është diga mbledhëse e ujit të shiut, që shpesh zbrazet në det, pa u vënë në dispozicion të fermerëve.
Diga e quajtur ‘Trinita’, është ndërtuar në vitin 1959 dhe nuk ka certifikim nëse është apo jo në funksion të plotë.
Cognata është anëtar i sindikatës së fermerëve Coldiretti teksa thotë se vitet e fundit reshjet janë reduktuar në mënyrë drastike:
“Niveli i reshjeve ka rënë ndjeshëm ka rënë ndjeshëm katër-pesë vitet e fundit. Por edhe kur ka rënë uji i shiut derdhet në det, megjithëse është i rëndësishëm për të gjithë sektorin bujqësor këtu. Kjo për arsye se impjanti nuk është i çertifikuar nga autoritetet.”
Ai shton më tej se keqmenaxhimi absurd i burimeve ka shkaktuar dështimin e limonave dhe për këtë janë përgjegjës autoritetet bashkiake.
“Ata flasin për thatësirë kur nuk bie shi, por duhet të flasim për keqmenaxhim sepse ujin nuk e menaxhojnë fermerët por autoritetet. Fermerët nuk kanë më nevojë për premtime për punime të ardhshme apo shpërndarje. Fermerët kanë nevojë për fakte, jo për oferta të pavlefshme kompensimesh. Paratë që ata kërkojnë të japin për fermat e veçanta duhet t’i investojnë në punime bujqësore për komunitetin”, tha Cognata për rrjetin AFP.
Top Channel