Mbytja e jahtit në Siçili/ Mes të zhdukurve edhe Presidenti i bankës së famshme amerikane. Miliarderët po festonin për…

20/08/2024 09:59

Kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo me bashkëshortet e tyre janë në mesin e gjashtë personave të zhdukur pasi një jaht luksoz u mbyt në një stuhi në Sicili të hënën.

Manjati i teknologjisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Lynch, 59 vjeç, dhe vajza e tij Hannah, 18 vjeç, u raportuan gjithashtu të zhdukur pas incidentit të rëndë.

Jahti luksoz mbante 22 persona, duke përfshirë britanikë, amerikanë dhe kanadezë. Pesëmbëdhjetë persona u shpëtuan, përfshirë një vajzë britanike njëvjeçare. Mbrojtja Civile e Sicilisë konfirmoi gjithashtu se trupi i kuzhinierit të anijes u gjet.

Një operacion kërkimi ka rinisur herët në mëngjesin e së martës, sipas mediave italiane.

Jahti me flamur britanik u mbyt pranë portit të Porticello, në lindje të kryeqytetit të Siçilisë, Palermos, të hënën, rreth orës 5:00 me orën lokale pasi u godit nga një stuhi e fortë.

Mike Lynch, një nga pasagjerët e zhdukur, njihet nga disa si “Bill Gates Britanik”. Ai bashkëthemeloi kompaninë e softuerit Autonomy, përpara se t’ia shiste atë gjigantit amerikan të kompjuterave Hewlett-Packard (HP) në 2011 për 11 miliardë dollarë.

Por një betejë e fortë ligjore ra mbi Lynch për më shumë se një dekadë. Ai u lirua në SHBA në qershor për akuza të shumta mashtrimi, për të cilat ai ishte përballur me dy dekada burg.

Dyshohet se Lynch kishte ftuar anëtarët e ekipit të tij ligjor në jaht për të festuar lirimin e tij.

Mbytja e jahtit ndodhi në të njëjtën ditë kur i bashkëpandehuri i Lynch në rastin e mashtrimit, Stephen Chamberlain, u konfirmua nga avokati i tij se kishte vdekur pasi u godit nga një makinë në Cambridgeshire të shtunën.

Në mesin e të zhdukurve është edhe avokati Chris Morvillo. Morvillo ka punuar në rastet e korrupsionit të profilit të lartë, duke përfshirë gjyqin e fundit të Lynch.

Ai gjithashtu punoi në hetimin penal rreth sulmeve terroriste të vitit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë, si ndihmës avokat i SHBA nga viti 1999 deri në 2005.

Kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer është gjithashtu një nga gjashtë personat që mbeten të zhdukur.

70-vjeçari britanik është gjithashtu kryetar i kompanisë së sigurimeve Hiscox.

Superjahti mund të strehojë deri në 12 të ftuar në gjashtë suita. Emri i jahtit kuptohet se bazohet në teorinë Bayesian, mbi të cilën u bazua teza e doktoraturës së Lynch.

Gruaja e Lynch, Angela Bacares, emërohet si pronarja e vetme ligjore e Revtom, e cila është e regjistruar në Ishullin Man. Zonja Bacares ishte një nga 15 personat e shpëtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA